"Duke bërë mirë punën tonë dhe duke mbështetur rritjen e partnerëve tanë në një treg global konkurrues ne, në kthim, do të rritemi së bashku me ta"

Massimo Bucci

Rrit produktivitetin përmes produkteve dhe zgjidhjeve të shkëlqyera për fabrikën e automatizuar të së ardhmes.

Parashikoni ardhmërinë e automatizimit të mjeteve të makinës duke krijuar zgjidhjet më të mira për përdoruesit përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjithë lojtarët e industrisë.

Vlerat tona të përbashkëta përfaqësojnë pikë referimi për të gjitha aktivitetet tona dhe veprimin e çdo personi dhe bashkëpunëtor të kompanisë në botë:
1. Të duash klientët dhe t'i shërbejmë me pasion të madh
2. Mendoni inovative në mënyrë që të mos tejkaloheni
3. Bëni dhe përcillni energji pozitive dhe zgjidhje

Organizimi Botërorë
Përveç selisë bazë me qëndër në Faenza (Itali), IEMCA ka filiale prodhimi në USA, Kinë dhe Taivan, si dhe filiale tregetar në Francë, Gjermani, Brazil dhe Japoni. Gjithashtu IEMCA ka partner tregëtar qe operojne në 30 shtete të ndryshme, që nga Europa veriore në Afrikën e Jugut, që nga Korea e Jugut në Indi, që nga Turqia ne Australi.

Forca e IEMCA qëndron në organizimin e mbi 550 personave që impenjohen çdo ditë në terren, duke dëgjuar e shërbyer klientët, duke studiuar zgjidhje te reja që integrojnë teknologjinë më të avancuar me thjeshtësinë në përdorim. Mbi 50 vjet sukses tregëtar në shkallë botërore dëshmojne nivelin e ekselencës teknologjike të arritur bashkë me punen entuziaste dhe të efektëshme që ka bëre dhe vazhdon akoma të bëjë e gjithë skuadra!
Ergonomi
Gjithmonë e para në fushën e zbulimeve teknologjike, dhe e vëmëndshme në nevojat qe ka industria dhe punëtorët, IEMCA është e para dhe e vetmja prodhuese e karikatorëve të barave me çertifikatë ergonomike.

IEMCA është gjithmonë në kërkim për zgjidhje të reja jo vetëm për të rritur produktivitetin, por edhe për të përmirësuar raportin midis makinës së karikatorëve të barave dhe atij qe e punon këtë makinë, per të garantuar kushte më të mira sigurie, për të ulur sforcot fizike dhe thjeshtëzuar perdorimin e makinës. Ja përse IEMCA ka vite që po punon për zhvillimin e karikatorëve që respektojnë në mënyrë absolute normat ndërkombëtare ergonomike për të lehtesuar punën e përdoruesit të makinës, dhe ulur rrezikun në punë. Deri më sot IEMCA është e para dhe e vetmja prodhuese në botë e karikatorëve të barave qe ka çertificatën ergonomike te prodhimeve të saj.
Certifikata e cilësisë
IEMCA është çertifikuar sipas ISO 9001:2015 dhe vepron në përputhje me standartet ndërkombëtare për cilësi.
IEMCA i plotëson standartet më të larta të cilësisë të përcaktuara nga standartet ndërkombëtare. Certifikimi ISO 9001 tregon nivelin e përsosmërisë arritur nga kjo ndermarje në cilësine e prodhimeve. SHKARKO CERTIFIKATËN